Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Persona të shpallur në kërkim

Prishtinë, 24 tetor 2022- Policia e Kosovës në hetimin penal që po zhvillon rreth dyshimeve për rastin e veprës penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni-185 i KPRK-së, të ndodhur në një lokal më rrugën “Bajram Kelmendi” në komunën e Prishtinës, me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, kërkon nga publiku i gjerë kontributin e tyre me çfarëdo informacioni që ka, me qëllim të përcaktimit të identitetit të të dyshuarave të implikuar në rast.
Së këndejmi për t’i mundësuar publikut njohjen më të lehtë dhe përcaktimin e identitetit të të dyshuarve në fjalë, Policia e Kosovës, mbështetur në urdhëresën e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm, në përputhje me, nenin – 76, paragrafin 2, të KPPRK-së, paraqet para jush edhe fotografinë e të dyshuarve të shpallur në kërkim.
Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja të kontribuojnë në identifikimin – lokalizimin e të dyshuarve dhe rrjedhimisht edhe arrestimin e tyre.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje