KATEGORIA E VEPRËS PENALE – Zjarrvënje
PËRSHKRIMI:
Policia e Kosovës, Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në ligjin për publikimin e imazheve-fotografive dhe shënimeve të tjera të personit të kërkuar dhe në bazë të autorizimit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim të identifikimit dhe arrestimin e të dyshuarit, lëshon këtë,
Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat
Personi në foton e bashkangjitur është i dyshuar për përfshirje në veprën penale ,,Zjarrvënje’’ i ndodhur në qytetin e Gjilanit dhe i njëjti deri më tani nuk është arritur të identifikohet.
Policia e Kosovës, Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan kërkon nga qytetarët dhe mediat e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetit apo vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail:
[email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë