Prishtinë, 21 tetor 2019 – Ju njoftojmë se me datën 14.10.2019, në polici është raportuar për një person të zhdukur.
Bëhet fjalë për personin Shqipdon Alija, i lindur në vitin 1995, banues në fshatin Gadime e ulët – Lipjan.
Që nga dita e raportimit deri më tani njësitet policore të hetimeve, kërkimeve si dhe patrullat, në koordinim me prokurorinë përkatëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me familjarët, kanë ndërmarrë një varg veprimesh si:
o intervistime të personave që mund të ndihmojnë në gjetjen e vendndodhjes së personit,
o kontrollimin e hyrje-daljeve në të gjitha pikat kufitare,
o kërkime në zona që personi kishte frekuentuar zakonisht (ambiente të mbyllura dhe të hapura, përfshirë edhe vendet ku personi kishte punuar),
o analizimi i video-incizimeve të zonave të ndryshme,
o analizimi dhe hetimi i çdo lloj informacioni që lidhet me personin etj.
Veprimet dhe kërkimet policore janë duke vazhduar intensivisht, mirëpo njëkohësisht kërkojmë nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së tij, të informojnë Policinë e Kosovës në linjën emergjente 192, apo në nr. 080019999.