Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Person i shpallur në kërkim

Prishtinë, 01 dhjetor 2021 – Policia e Kosovës në hetimin penal që po zhvillon për ndriçimin e gjendjes faktike rreth dyshimeve për rastin e veprës penale të “Falsifikimit të Parasë” nga neni-296 i KPRK-së, të ndodhur në fshatin Tërstenik komuna e Drenasit, kërkon nga publiku i gjerë kontributin e tyre me çfarëdo informacioni që ka, me qëllim të përcaktimit të identitetit të të dyshuarit të implikuar në rast.
Së këndejmi për t’i mundësuar publikut njohjen më të lehtë dhe përcaktimin e identitetit të të dyshuarit në fjalë, Policia e Kosovës, mbështetur në urdhëresën e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm, në përputhje me, nenin – 76, paragrafin 2, të KPPRK-së, paraqet para jush edhe fotografinë e të dyshuarit të shpallur në kërkim.
Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja të kontribuojnë në identifikimin, lokalizimin e të dyshuarit dhe rrjedhimisht edhe arrestimin e tij.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje