Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Përkujtohet Heroi i Kosovës Enver ZYMERI

Prishtinë, 26 korrik 2020

Për nder të shënimit të përvjetorit të rënies në detyrë të Heroit të Kosovës, Enver ZYMERI, Policia e Kosovës sot ka realizuar aktivitete në shenjë përkujtimi dhe nderi për veprën dhe heroizmin e tij.

Në homazhe përkujtimore, kanë marrë pjesë Presidenti i Republikës së Kosovës z.Hashim Thaçi, Kryeministri i Republikës së Kosovës z.Avdullah Hoti, Ministri i    MPB-së z.Agim Veliu, të shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm z.Rashit Qalaj dhe menaxhmenti i lart i PK-së , me ç’rast vendosën kurora me lule tek lapidari i heroit në kompleksin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Prishtinë. Prezent në këtë ceremoni përkujtimore ishin edhe familjar të Heroit ZYMERI.

Pas homazheve dhe nderimit të Heroit ZYMERI, Kryeministri i Republikës së Kosovës  z.Avdullah Hoti dhe Ministri i MPB-së z.Agim Veliu, realizuan një takim zyrtar me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës z.Rashit Qalaj, ku diskutuan për situatën e sigurisë në vend dhe menaxhimin e situatës gjatë pandemisë COVID-19.

Më pastaj Drejtori Qalaj, vazhdoi realizimin e një takimi me menaxhmentin e lartë të  PK-së, Drejtorët e Departamenteve dhe Drejtorive Rajonale, ku temë diskutimi e këtij takimi po ashtu ishte situata e sigurisë dhe menaxhimi ndaj pandemisë.

Drejtori Qalaj edhe njëherë kërkoi angzhim shtesë dhe rritjen e mëtejme të masave dhe veprimeve policore në terren, me qëllim të parandalimit të rritjes së rasteve të pandemisë, ruajtjes së shëndetit publik dhe ndërmarrjen e masave ndaj atyre që nuk respektojnë masat dhe vendimet e Qeverisë.

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje