Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Përfaqësues të Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, vizituan Drejtorinë e policisë së Rajonit të Prishtinës

Në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë, nga Drejtori rajonal, Nënkolonel Fehmi Xhata dhe stafi i tij, janë pritur për vizitë pune përfaqësues të Drejtorisë Vendore të policisë së Tiranës, të kryesuar nga Drejtuesi i parë, z. Tonin Vocaj si dhe përfaqësues të Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë.
Drejtori i Policisë për Rajonin e Prishtinës, prezantoi para të pranishmëve strukturën punën, sfidat dhe aktivitetet e Drejtorisë Rajonale të Prishtinës.
Palët gjatë takimit shkëmbyen idetë e përvojat më të mira në fusha të ndryshme, të cilat do të shërbenin në parandalimin e kriminalitetit dhe dukurive antisociale.
Drejtori Xhata dhe z. Voca, gjatë takimit diskutuan edhe për gjetjen e mjeteve dhe metodave si dhe ndërmarrjen e masave të cilat do të ishin në funksion të koordinimit dhe ngritjes së kualitetit të bashkëpunimit në nivelin rajonal apo edhe në nivelet e tjera.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje