Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në Suharekë, një person shoqërohet për intervistim në Polici

Prizren, 3 shkurt 2022
Sot, në orën 11:45, në rajonin e Prizrenit, në Suharekë, Policia e Kosovës me njësitet e saj, gjatë realizimit të një plani operativ në asistencë të AKP-së, gjatë kryerjes së detyrave zyrtare të saj ka arrestuar një person të dyshuar pasi që i njëjti nuk ka zbatuar urdhrat e Policisë duke penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës zyrtare, si dhe në realizimin e detyrave të tyre sipas planit.
Personi i dyshuar është shoqëruar në stacion policor për intervistim, dhe pas konsultimit me prokurorin e shtetit, rasti iniciohet dhe shkon në procedurë të rregullt për hetime të mëtejme.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje