Malishevë, 06 tetor
Një qytetar nga Drenovci i Malishevës, gjatë orëve të pasdites të ditës së djeshme kishte shkuar në një lokal të lojërave të fatit në Malishevë dhe kishte luajtur në aparate me ç’ rast kishte humbur një sasi të konsiderueshme të parave. Pasi kishte humbur paratë i njëjti kishte kërkuar nga punëtori i lokalit që paratë t’ia kthente dhe pasi që punëtori i kishte sqaruar se një gjë e tillë s’mund të ndodh, i dyshuari në shenjë zemërimi i kishte dëmtuar aparatet. Pas pranimit të informacionit, policia ka dalë vendin e ngjarjes dhe e ka arrestuar të dyshuarin për 48 orë. Ndërkaq është iniciuar rasti për dëmtim prone.