Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në kufirin Kosovë – Maqedoni e Veriut

Prishtinë, me 10 prill 2025

Njësiti patrullues i Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit-Zhegër, në bashkëpunim me policinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), kanë ndërmarrë një aksion të përbashkët për parandalimin e kontrabandës së mallrave nga territori i RMV në territorin e Republikës së Kosovës. Kështu, në fshatin Mjak të Vitisë, është ndaluar një automjet transportues me ngjyrë të bardhë dhe targa vendore i cili drejtohej nga shtetasi kosovar U.J.
Gjatë kontrollit të automjetit, janë gjetur sasi të konsiderueshme mallrash komerciale për të cilat i dyshuari nuk posedonte dokumentacion përkatës.
Policia ka sekuestruar: rreth 108 kuti me këpucë të llojeve të ndryshme dhe rreth 100 komplete trenerka (veshje sportive).
Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit ‘kontrabandë me mallra’. Është bërë konfiskimin i automjetit dhe mallrave. I dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje