Njësia e TASK FORC-ës -Lindje (Dogana e Kosovës dhe Policia), në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e kontrabandës, pas pranimit të informatave për mallra të kontrabandë, mē 18.01.2025 ka kontrolluar një lokal në Ranillugë.
Gjate kontrollit janë gjetur mallra si: pije alkoolike të ndershme dhe mallra tjera ushqimore, për mallin pronari nuk kishte dokumente mbi prejardhjen. Dyshohet se malli ishte futur kontrabandë përmes rrugëve malore nga Serbia në Republikën e Kosovës.
Mallrat janë sekuestruar dhe derguar në terminalin doganore për procedura të mëtutjeshme. Rasti është duke u trajtuar nga njësitet e Doganës së Kosovës.