Policia e Kosovës, në kuadër të luftës për parandalim dhe luftim e kontrabandës, me datën 02.05.2024 rreth orës 17:20 në Gjilan, ka ndalur për kontroll një automjet me targa të Serbisë. Identifikimi dhe ndalimi i këtij automjeti vjen pas bashkëpunimit mes zyrtarëve policorë të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik dhe Policisë Kufitare-Lindje.
Gjatë kontrollit të automjetit është gjetur se kishte të kishte të ngarkuar, paketimet me duhan të përpunuar, klasifikuara sipas emërtimeve të markës së duhanit: ,,Marlboro” 480 paketime x 0.5 kg, gjithsej 240 kg dhe ,,Dunhill’’ 300 paketime x 0.5 kg gjithsej 150 kg. Gjithsej 390 kg duhan.
Lidhur me rastin e lartcekur është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që të inicohet rast ‘kontrabandim me mallra, ndërsa malli i konfiskuar është dërguar në doganë për procedura të mëtutjeshme.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e të gjitha dukurive negative dhe sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave të përfshirë në raste penale.