Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Parandalim i Trafikimit me Qenje Njerëzore

Prizren , 27 Tetor 2022
Me datë 26 Tetor 2022, nga ana e Njësisë për Hetimin e Trafikimit me Qenje Njerëzore ,është zbatuar Plan Operativ “ Identifikimi i fëmijëve ne situate rruge si viktima te mundshme te trafikimit”.
Qëllimi i zbatimit te këtij Plani Operativ ka qene ndërmarrja e masave pro-aktive ne parandalimin e Trafikimit me njerëz.
Gjate kësaj ,janë hasur dy te dyshuara , femra ,shtetase te Republikës se Shqipërisë, A.M. dhe E.K. te cilat bashke me fëmijët e tyre kërkonin lëmoshë .Te njëjtat pas shoqërimit te tyre ne polici ,intervistohen lidhur me rastin.
Është njoftuar dhe konsultuar Prokurori i Shtetit ( kujdestar ) ,me vendimin e te cilit dy te dyshuarat lirohen ne procedure te rregullt .Iniciohet rast “ Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës” kurse kundër te dyshuarave do te ngritët Kallëzim penal.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje