Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Organizohen ligjërata vetëdijësuese në shkolla lidhur me përdorimin e sigurt të internetit

Prishtinë, 12.05.2021
“Policia e Kosovës, gjegjësisht Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Preventivë, në bashkëpunim me Sektorin kundër Krimeve Kibernetike dhe me aprovim të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prishtinë, ka filluar realizimin e projektit “ Përdorimi i sigurt i internetit” i cili do të zgjasë deri më 25.05.2021.
Qëllimi i këtij projekti është vetëdijësimi i nxënësve në lidhje me pasojat e mundshme nga keqperdorimi i rrjeteve sociale dhe internetit në përgjithësi. Projekti në fjalë realizohet përmes ligjëratave vetëdijësuese, të cilat do të mbahen në shkolla të mesme të ulëta, shkolla këto të përzgjedhura nga Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Prishtinë.”
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje