Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm

Gjakovë: 25.01.2022
Datë 24.01.2022 rreth orës 22:30 minuta, në Rr. “ Nënë Tereza”, policia nga Stacioni policor – Gjakovë përmes rrugëve operative-hetimore ka pranuar një informate anonime nga një qytetar, se në një banesë është duke u zhvilluar bixhoz i paligjshëm,
Është njoftuar prokurori kujdestar lidhur më informatë, është lokalizuar vendi ku ishte në zhvillim loja e bixhozit, dhe nga ana e zyrtarëve policor të përfshirë në këtë aksion është kryer kontrolli – bastisja e banesës dhe objekteve përcjellëse.
Gjatë kontrollit në at lokacion janë has pesëmbëdhjetë (15) persona prezent duke luajtur lojën – Poker.
Të njëjtit janë shoqëruar në lokalët e Stacionit policor në Gjakove, ku janë intervistuar lidhur për rastin dhe me urdhër të prokurorit, pronari i banesës:
-P.GJ. i lindur 1975, sh/k. është në ndalim policor prej 48 orësh,
Katërmbëdhjetë (14) tjerë të dyshuar janë liruar dhe vazhdojnë në procedurë të rregullt.
Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar:
-Tavolinë e bixhozit,
-Roleta për lojë,
-Gjithashtu nga personat e dyshuar janë sekuestruar një sasi e konsideruar e parave prej rreth pesëmijë (5.000).
Po ashtu të gjithë personave të përshirë në at veprimtari iu janë shqiptuar dhe dënime mandatore, për mos respektim të orarit të lëvizjes.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje