Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm

Vushtrri, 20 shtator 2022
Nën dyshimin e bazuar për ushtrimin e veprimtarisë së kundërligjshme ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’, në orët e mbrëmjes së datës 20 shtator 2022, hetuesit policorë në rrugën “Adem Jashari” në Vushtrri, kanë identifikuar një lokal ku ushtrohej veprimtari e lojërave të fatit.
Në lokalin ku dyshohej për veprimtari të dyshimta, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar:
• 1 televizorë
• 2 shtëpiza te kompjuterit
• gjësende të tjera që mund të shërbejnë si dëshmi për rastin në fjalë
Lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarit është intervistuar një person i cili më pas është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërsa hetuesit policorë janë duke vazhduar me procedurat e mëtejme hetimore.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje