Me datë 23.02.22, rreth orës 22:30, Policia në Prizren kishte pranuar një informatë se në rrugën “Xhem Gostivari” në Prizren, disa persona janë duke luajtur bixhoz.
Veprimet e Policisë kanë qenë të menjëhershme, ku brenda lokalit janë hasur persona të dyshuar ku njeri është deklaruar si punëtorë, kurse personi tjetër i dyshuar ka qenë duke luajtur në aparate bixhozi. Brenda në lokal janë hasur 9 aparate të lojërave të fatit (8 nga ta, të ndezur funksional dhe 1 (një) i fikur) asnjëri nga ta nuk kishte numër serik.
Ne lidhje me veprimet policore është kontaktuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar që aparatet të sekuestrohen në cilësinë e provave materiale
Është njoftuar edhe Dogana e Kosovës të cilët kanë deklaruar se do t’i verifikojnë aparatet.
Në lidhje me këtë rast me aktvendim të prokurorit të shtetit në afat prej 48 orësh është ndaluar shtetasi:
O. P., i lindur në vitin 1993, m/t/k
Rasti është duke u hetuar.