Operacioni “Shpërndarësi” në Prishtinë përfundon me sukses, konfiskohen substanca narkotike, armë, si dhe gjendet një veturë e fshehur në një garazh e dyshuar si e përfshirë në një rast “Vrasje në tentative”
Prishtinë, më 19 janar 2025
Policia e Kosovës, Njësia për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve (DHTN) në Prishtinë, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Prishtinë, ka përfunduar me sukses një operacion të koduar me emrin “Shpërndarësi,” i cili pasoi një hetim disa-mujor. Operacioni u zhvillua më 18 janar 2025, duke rezultuar në sekuestrimin e sasive të konsiderueshme të narkotikëve, armëve dhe sendeve të tjera të kundërligjshme.
Zhvillimi i një plani taktik ka filluar në rrugën magjistrale Prishtinë-Ferizaj me që rast është ndaluar vetura Mercedes ngjyrë e bardhë me targa vendore me vozitës (Sh.S.), ku gjatë kontrollit në trup i është gjetur një qese me narkotik të llojit Kokainë me peshë 5.35 gramë. Plani ka vazhduar në rrugën ”Vicanum” ku është ndalur vetura Audi Q8 me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari (Xh.S.), ku gjatë kontrollit të tij dhe veturës në një vend të fshehte janë gjetur 21 paketime me substancë të dyshuar narkotike të dyshuar si kokainë me peshë 20.1 gramë. Në të njëjtin lokacion është ndaluar edhe vetura Volvo ngjyrë hiri me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari (F. S.), i cili është shoqëruar në stacion policor si i implikuar në rast.
Pas veprimeve fillestare në konsultim me prokurorinë e krimeve të rënda në Prishtinë është realizuar një bastisje në shtëpitë e të dyshuarve në rrugën “Dëshmoret e Marecit” në Prishtinë ku gjatë kontrollit ka rezultuar me gjetjen e provave si në vijim:
• Në njërën shtëpi në banjo janë gjetur 219 qese (doza) me narkotikë të dyshuar si Kokainë, me peshë 114.4 gramë, të cilat ishin të gatshme për shitje.
• Në veturën Phaeton ngjyrë e zezë pronë e te dyshuarit Xh.S., nën timon është gjetur një paketim me narkotikë të llojit Kokainë me peshë 171.5 gramë .
• Dy revole me numra serik, me dy karikator dhe 9 fishek.
• Një granatë dore model F1 dhe 29 fishek kalibrash të ndryshëm.
• Tri vetura të dyshuara Audi Q8, Phaeton dhe Mercedes, të cilat janë përdorur për fshehje dhe shpërndarje të narkotikëve.
• Para të gatshme në vlerë 7900 Euro dhe 100 Dollar amerikan.
• Katër (4) telefona celular.
• Dy DVR.
Në Bastisjen e lokacionit të tretë në fshatin Suhodoll të Lipjanit në një Garazh në pronësi të dyshuarit (Xh. S.) është gjetur një veturë e dyshuar Golf 7 ngjyrë e kaltër me targa vendore, si e dyshuar, e involvuar në një rast Vrasje në tentative, e cila ishte fshehur në atë lokacion.
Sipas vlerësimeve të bëra, vlera e Kokainës së konfiskuar, nëse do të shpërndahej në treg, arrin rreth 30,000 euro.
Me udhëzim të Prokurorit Kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda Prishtinë, është hapur procedura penale për:
“Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Mbajtja në kontroll, posedim i paautorizuar i armës”.
Të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërsa rasti vazhdon të hetohet nga antidroga e Policisës në Prishtinë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Prishtinë.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën kundër veprimtarive kriminale, me fokus të veçantë në parandalimin e trafikimit të narkotikëve dhe ruajtjen e sigurisë publike.
Operacija “Distributer/Shpërndarësi” u Prištini uspešno završena, zaplenjeni narkotici, oružje, kao i otkriveno je vozilo skriveno u garaži, za koje se sumnja da je upotrebljeno u slučaju “Pokušaj ubistva”
Priština, 19. januar 2025.
Policija Kosova, Jedinica za istragu trgovine narkoticima u Prištini, u bliskoj saradnji sa Tužilaštvom za teška krivična dela u Prištini, uspešno je završila operaciju sa kodiranim nazivom “Distributer / Shpërndarësi” koja je usledila nakon višemesečne istrage. Operacija je sprovedena dana 18. januara 2025. i rezultirala zaplenom značajnih količina narkotika, oružja i drugih nezakonitih predmeta.
Realizacija taktičkog plana započela je na magistralnom putu Priština-Uroševac, gde je zaustavljen beli Mercedes sa lokalnim tablicama kojim je upravljao osumnjičeni (Sh.S.), gde je tokom pretresa kod njega pronađena kesa sa narkoticima vrste kokain, težine 5,35 grama. Plan je nastavljen na ulici “Vicanum,” gde je zaustavljen Audi Q8 sa lokalnim tablicama kojim je upravljao osumnjičeni (Xh. S.), gde je tokom pretresa kod istog a i u vozilu, u skrivenom prostoru pronađeno 21 pakovanje sa supstancom za koju se sumnja da je kokain, ukupne težine 20,1 grama. Na istoj lokaciji zaustavljen je i automobil Volvo sive boje sa lokalnim tablicama kojim je upravljao osumnjičeni (F. S.), koji je priveden u policijsku stanicu zbog sumnje na povezanost sa slučajem.
Nakon početnih postupaka i konsultacija sa Tužilaštvom za teška krivična dela u Prištini, izvršen je pretres kuća osumnjičenih u ulici “Dëshmorët e Marecit” u Prištini, što je rezultiralo pronalaskom sledećih dokaza:
• U jednoj kući, u kupatilu, pronađeno je 219 kesica (doza) sa narkoticima vrste kokain, težine 114,4 grama, spremnih za prodaju.
• U vozilu Phaeton crne boje, vlasništvo osumnjičenog Xh. S., ispod volana pronađeno je pakovanje kokaina težine 171,5 grama.
• Dva pištolja sa serijskim brojevima, dva okvira i devet metaka.
• Ručna granata model F1 i 29 metaka različitih kalibara.
• Tri osumnjičena vozila (Audi Q8, Phaeton i Mercedes), koja su korišćena za skrivanje i distribuciju narkotika.
• Novac u gotovini u iznosu od 7.900 evra i 100 američkih dolara.
• Četiri mobilna telefona.
• Dva DVR uređaja.
Tokom pretresa treće lokacije u selu Suvi Do kod Lipljana, u garaži u vlasništvu osumnjičenog (Xh. S.), pronađen je Golf 7 plave boje sa lokalnim tablicama, za koji se sumnja da je bio umešan u slučaj “Pokušaj ubistva” i koji je bio sakriven na toj lokaciji.
Prema procenama, vrednost zaplenjenog kokaina na tržištu dostiže oko 30.000 evra.
Po nalogu dežurnog tužioca iz Odeljenja za teška krivična dela u Prištini, pokrenut je krivični postupak za:
“Kupovina, posedovanje, distribucija i neovlašćena prodaja narkotika, psihotropnih i analognih supstanci,” i
“Neovlašćeno držanje, kontrola i posedovanje oružja.”
Osumnjičenima je određeno zadržavanje od 48 sati, dok slučaj nastavlja da istražuje Jedinica za borbu protiv narkotika Policije Kosova u saradnji sa Osnovnim tužilaštvom u Prištini.
Policija Kosova ostaje posvećena borbi protiv kriminalnih aktivnosti, sa posebnim fokusom na sprečavanje trgovine narkoticima i očuvanje javne bezbednosti.