Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Operacioni policor ‘Dollari’ arreston katër të dyshuar

Prishtinë 13 shtator 2014

Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsion njësia në Prizren e mbështetur nga njësitet relevante policore, me 12 .9.2014 në rajonin e Prizrenit ka realizuar operacionin policor të koduar “Dollari” më ç’rast ka arrestuar katër persona të dyshuar me dyshimin e bazuar së tre prej tyre kanë kryer veprën penale “Falsifikim i parasë” dhe një për “ Armëmbajtje pa leje”.
Personat e arrestuar janë:
1. B. K i lindur me 1981 m/sh/k
2. S. T i lindur me 1978 m/sh/k
3. Sh. M i lindur me 1991 m/sh/k
4. A. K i lindur me 1975 m/sh/k
Operacioni policor kishte filluar pas një pune hetimore dhe disa informacioneve që kishin siguruar hetuesit policor në rruge operative se disa persona të dyshuar janë duke u munduar që të fusin në tregun e Prizrenit para të falsifikuara( dollar amerikan).
Në koordinim dhe me autorizim të prokurorit përkatës dhe bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prizren është realizuar operacioni me masa të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit, me ç’ rast të dyshuarit janë arrestuar në vepër duke shkëmbyer parat (dollarët amerikan me euro). Bazuar në hetimet preliminare policore të dyshuarit kishin rënë në ujdi që 9000 $ ( nëntë mijë dollarë amerikan) ti shkëmbejnë me 2700. € ( dy mije e shtatëqind euro). Lidhur me ketë janë konfiskuar të hollat si dhe automjeti i të dyshuarve si dhe dokumentacion i ndryshëm qe lidhen me veprën penale. Si vazhdimësi e operacionit policor janë bastisur katër lokacione te të dyshuarve, dhe në njërin lokacion në komunën e Suharekës janë gjetur dhe konfiskuar në cilësi të provave materiale, dy pushke gjuetie, një revolver një rrethatore me njëzet (20) fishek të pushkës së gjuetisë kalibri 12 mm dhe disa gjësende të dyshimta si të vjedhura si mjete elektroteknike etj. Lidhur me këto gjësende të dyshimta është arrestuar i dyshuari i katër A.K për veprën penale “armëmbajtje pa leje” dhe gjësendet e gjetura në atë lokacion dyshohet se janë te vjedhura, hetuesit nga stacioni policor Suharekë janë duke hetuar ketë rast. Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer në konsultim me prokurorin kompetent dhe ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për të vazhduar më procedurat tjera hetimore.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje