Prishtinë, 22 dhjetor 2015
Me datën 21 dhjetor 2015, në orën 21:50, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, e mbështetur edhe nga njësi tjera policore, ka realizuar operacionin policor të koduar “PENTA”, ku ka bërë kontrollimin e disa lokacioneve në Prishtinë dhe Fushë Kosovë.
Me këtë rast është bërë arrestimi i gjashtë (6) personave të dyshuar, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kishin kryer veprat penale ‘trafikim me njerëz’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’.
Personat e arrestuar në këtë rast janë:
• Xh. G. lindur me 1976 m/sh/k
• Sh. H. lindur me 1990 m/sh/k
• A. H. lindur me 1981 m/sh/k
• M. G. lindur me 1985 m/sh/k
• A. G. lindur me 1972 m/sh/k
• L. L. lindur me 1982 f/sh/sh
Operacioni policor është realizuar në bashkëpunim edhe me autoritetet policore shqiptare, me ç’rast edhe është bërë identifikimi i një viktime të trafikimit, shtetase e Shqipërisë.
Gjatë këtij operacioni si prova materiale janë sekuestruar:
• një armë (revole) 8mm e gjetur në banesën e të dyshuarit të parë
• një DIVIAR –i kamerave të sigurimit të restorantit.
• fatura, dokumentacione të ndryshme, libra dhe fletore të shënimeve.
Të gjitha veprimet policore janë kryer nën autorizim të prokurorit, kurse të arrestuarve me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore u është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orëve, për të vazhduar me procedura të mëtejme.
Me respekt,
Zyra për Informim e PK-se
DPP-Prishtinë