Prishtinë , 2 shkurt 2016-Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN), pas një pune operativo-hetimore, me datën 1 shkurt 2016 ka realizuar operacionin policor “LETRA”, nën dyshimin e bazuar se një person i dyshuar me veturën e tij ka tentuar të kalojë në pikën kufitare Merdare, duke kryer veper penale ‘posedim i paautorizuar i substancave psikotrope ose analoge’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’.Operacioni policor është zhvilluar rreth orës 08:30, ku gjatë bastisjes së automjetit janë gjetur 13 paketime të dyshuara të substancës narkotike marihuanë.
Të dyshuarit e arrestuar në këtë rast janë:•M. Sh. lindur me 1964 m/sh/k•S. S. lindur me 1982 m/sh/k
Si prova materiale janë gjetur dhe sekuestruar këto dëshmi:•13 (trembëdhjetë) paketime me substancë narkotike të llojit marihuanë, e cila ka peshuar 12.208 (dymbëdhjetë kilogramë e dyqind e tetë gramë)•1 (një) veturë e llojit Mercedes ngjyrë e kuqe •një telefon Iphone 5 , dy telefona “Nokia”•para kesh 370 euro dhe 500 dinarë të Serbisë
Të gjitha veprimet policore janë kryer nën autorizim të prokurorit kompetent, ku të dyshuarit të parë i është lëshuar vendimi i mbajtjes për 48 orë.
Lidhur me këtë rast është bërë edhe bastisja e shtëpisë së të dyshuarit të dytë në një fshat të Klinës, ku gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar:•dy (2) thasë substancë të dyshuar narkotike, që dyshohet të jetë e llojit marihuanë, •një gomë kamioni e mbushur me gjithsej njëzetë e pesë (25) paketime substancë narkotike e mbështjellë me qese najloni me peshë të përgjithshme rreth 52 kilogramë e 900 gramë , •pajisje për punë, •një peshore digjitale e llojit “ Grundig “•një arme shotgun e firmës Ramington me 36 fishekë ;GA-12 •një pushkë e firmës STT –MOSSBERG –USA•njëzetë (20) fishekë GA-12
Me autorizim të prokurorit kompetent edhe personit të dytë i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.