Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Nxitje e urrejtjes,përqarjes ose mosdurimit kombëtar,racor apo fetar

01.07.2014, Kaçanik
Sot rreth orës 10:00 , policia në Kaçanik ka arrestuar J.V . 40 vjeç dhe A.B. 37 vjeç nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale nga neni 147 i Kodit Penal të Kosovës ,, Nxitje e urrejtjes , përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor apo fetar”.Hetimet e para kanë konstatuar se, të dyshuarit kanë postuar nëpër rrjete të ndryshme sociale një video – incizim, përmes të cilit shihet qartazi, se të njëjtit e kanë përdhosur bustin e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, bust ky i vendosur në oborrin e Gjimnazit të Kaçanikut.Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve ,me urdhër të prokurorit të Shtetit kanë bastisur banesat e të dyshuarve dhe kanë konfiskuar një kompjuter dhe një telefon celular.Intervistimi është duke vazhduar ende dhe për rrjedhat e mëtejme do të vendos Prokurori i Shtetit.
INFO SHTESËMe urdhër të Prokuroit të Shtetit, ndaj dy të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje