Njësitë speciale të Policisë së Kosovës edhe në këto momente janë duke operuar bashkë me autoritetet në Republikën e Shqipërisë për të iu dalur në ndihmë qytetarëve.Policia e Kosovës është në gjendje gatishmërie dhe sipas nevojës do të angazhohet edhe më tutje me kapacitetet e saj në dispozicion, për tejkalimin e gjendjes së krijuar pas tërmetit.