Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Njësia e trafikut rajonal ndërmerr masa shtesë, me qëllim të ngritjes së sigurisë dhe parandalimit të aksidenteve në trafik

Mitrovicë, 30 maj 2017

Njësia e Trafikut Rajonal, në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë, edhe  gjatë javës së fundit ka vazhduar me  ndërmarrjen  masave të shtuara  të sigurisë në trafikun rrugor, si në identifikimin dhe ndëshkimin e kundërvajtjeve, ku në  fokus ishin kundërvajtjet,  tejkalimet e shpejtësisë dhe tejkalimet e pasigurta.

Masat e shtuara vijnë si rrjedhojë dhe domosdoshmëri, ku sipas vlerësimeve të bëra një ndër shkaktarët e aksidenteve konsiderohen tejkalimet e shpejtësisë dhe tejkalimet e pasigurta.

Si rezultat i  angazhimit të shtuar  javën e  fundit nga Njësia e Trafikut Rajonal janë shqiptuar 403 gjoba kundërvajtësve, nga këto 301 gjoba për tejkalim të shpejtësisë dhe tejkalime të pasigurta.

Njësia e Trafikut Rajonal në Mitrovicë, në bazë të planit të veprimit do të vazhdojë me intensifikimin e veprimeve dhe masave preventive  në fushën e zbatimit të ligjit të sigurisë së trafikut rrugor.

Policia apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që t’iu përmbahen dhe të respektojnë  rregullat e trafikut rrugor, me qëllim të shmangies së sanksioneve të cilat Policia është e obliguar t’i ndërmarrë me ligj, për të ndikuar në parandalimin dhe reduktimin e aksidenteve në trafikun rrugor. 

Njësitë policore do të vazhdojnë në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive   ligjore, me qëllim të ngritjes së sigurisë së përgjithshme, duke përfshirë edhe sigurinë në trafikun rrugor.

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje