Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Njoftim për media-(Shtesë Nr.3)

Prishtinë 18 prill 2015, ora 17:00
Si vazhdimësi e njoftimit lidhur me protestën dhe mbarëvajtjen e saj, ju informojmë se rreth orës 14:00 protesta ka filluar në sheshin “Zahir Pajaziti” të Prishtinës, për të vazhduar më pastaj në drejtim te objekti i Gjykatës Kushtetuese, objekti i KEDS-it, objekti i Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) dhe para objektit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.Para objektit të Gjykatës Kushtetuese është mbajtur një fjalim nga ana e organizatorëve, dhe më pastaj nga disa protestues është realizuar një aksion simbolik ku është hedhur një lloj uji/ngjyre e zezë në drejtim të objektit të Gjykatës Kushtetuese. Protestuesit pastaj kanë vazhduar në drejtim të objektit të KEDS-it, ku edhe aty është mbajtur një fjalim nga ana e organizatorëve, e po ashtu është realizuar një aksion simbolik, duke hedhur në tokë, duke dëmtuar/thyer orë matëse të rrymës, të sjella nga vet protestuesit. Pas objektit të KEDS-it, protestuesit kanë vazhduar në drejtim të objektit të Radiotelevizionit të Kosovës, ku është mbajtur një fjalim dhe është vendosur një “autoparlant” (megafon) i modifikuar. Më pastaj protestuesit kanë vazhduar në drejtim të sheshit “Skënderbeu”, para objektit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ku janë mbajtur disa fjalime nga organizatorët dhe në shenjë simbolike është vendosur një pankartë. Policia e Kosovës gjatë gjithë kohës, ashtu siç ka qenë e paraparë me planin policor, është kujdesur për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët dhe protestuesit, si dhe ri-orientimin e trafikut dhe krijimin e lëvizjes së lirë për të gjithë qytetarët. Policia e Kosovës duke besuar në kulturën e lartë dhe maturin e treguar të qytetarëve, njëherit falënderon të gjithë qytetarët për sjellje të mire dhe kalimit të protestës pa incidente. Protesta ka përfunduar rreth orës 16:20 min, pa ndonjë incident i cili ndërlidhet me protestën, ku pjesëmarrës afërsisht kanë qenë 2.000-2.500. Një person është shoqëruar për intervistim në stacion policor, pasi që i njëjti është gjetur në posedim të një mjeti të ftohtë thikë, rast ky i cili nuk ndërlidhet me protestën. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje