Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Njoftim për media-(Shtesë Nr.2)

Informacione lidhur me mbarëvajtjen e protestës
Prishtinë 18 prill 2015, ora 14:00
Lidhur me protestën dhe mbarëvajtjen e saj, ju informojmë se protesta është duke u zhvilluar e qetë, përderisa njësitet policore janë duke u kujdesur për ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.Plani policor në aspektin e sigurisë është duke u implementuar ashtu siç është paraparë, me ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët, ruajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike, si dhe planifikimet për ri-orientimin e trafikut në rrugë alternative përgjatë kohës sa protestuesit shfrytëzojnë kalimin e tyre në rrugë, ku për këtë kërkojmë mirëkuptim të plotë nga ana a e qytetarëve.Policia e Kosovës vazhdon të njohë të drejtën e qytetarëve për tubime publike, fjalën e lirë në protesta e manifestime dhe deri në këto nuk është evidentuar asnjë incident.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje