Policia e Kosovës, me qëllim të njoftimit të opinionit publik lidhur me aktivitetet shtetërore të cilat do të mbahen sot – 17 shkurt 2022,për Ditën e Pavarësisë së Kosovës, njofton se duke filluar nga ora 09:15 e deri në ora 13:00, mund të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut.
Për të mundësuar një qarkullim në suaza të normales, policia do të veprojë në të gjitha rrugët të cilat lidhen me sheshet e qendrës së Prishtinës, duke vendosur pikat e kontrollit me qëllim të ndalimit dhe udhëzimit të automjeteve.
Bllokimet të kohë pas kohëshme dhe kufizimet në zonën përreth shesheve dhe në magjistrale , do të bëhen si vijon:
-Përkohsisht për 15 minita do të bllokohen rrugët :
Magjistralja Prishtinë- Mitrovicë prej urës ( rreth rrotullimi) deri në hyrje të rrugës Ahmet Krasniqi dhe vazhdon rruga e UÇK, deri te hyrja e Parlamentit.
-Prej orës 09:50 deri ora 10:15 përkohsisht do të bllokohet rruga Agim Ramadani vetëm prej drejtimit të Komunës në drejtim të Ministrisë së Arsimit.
-Prej orës 11:20 deri ora 13:00 do të bllokohen rrugët: prej Bankës Qendrore në drejtim të Hotelit Grand dhe prej semaforave kryesor (Kek-u) në drejtim të Grandit dhe në drejtim të rrugës Bil Klinton
Plani në fjalë do të fillojë të implementohet menjëherë dhe bllokimi i rrugëve dhe ridrejtimi i automjeteve në këtë zonë do të bëhet deri në përfundim të manifestimeve.
Andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën, besimin dhe mirëkuptimin e gjithë qytetarëve dhe veçanërisht lusim qytetarët e kryeqytetit që të shmangin lëvizjet e tyre drejt qendrës së qytetit me automjete.