Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Njoftim për media – Saopštenje za medije

Njoftim për media
Prishtinë, 11 prill 2023
Policia e Kosovës, lidhur me rastin e ndodhur në orët e vona të datës 10.04.2023 në veri të vendit, ku nga arma e zjarrit ishte plagosur një person, ka vazhduar hetimet intensive me njësitet relevante policore nga niveli rajonal dhe ai qendror, me qëllim të hetimit dhe ndriçimit sa më parë të këtij rasti.
Si rezultat i hetimeve të pandërprera dhe i angazhimeve të njësiteve policore në vendin e ngjarjes, si dhe si rezultat i ekzaminimit të dëshmive të siguruara, është arritur të sigurohen dëshmi të cilat tregojnë dyshimet për përfshirje të mundshme të një zyrtari policor në gjuajtje me armë zjarri.
Bazuar në informacionet dhe dëshmitë e siguruara janë marrë masa të suspendimit ndaj zyrtarit policor, pasi i njëjti nuk kishte raportuar lidhur me rastin dhe për përfshirjen e tij në rast, nga ku PK-ja kishte lëshuar njoftim se nuk ka qenë e përfshirë në shkëmbim apo gjuajtje me armë zjarri. Po ashtu janë marrë masa të suspendimit edhe ndaj tre zyrtarëve të tjerë të mundshëm të përfshirë në rast.
Andaj me qëllim që të vazhdojmë të mbajmë të informuar opinionin mbi veprimet policore dhe të gjeturat nga hetimet zyrtare, Policia e Kosovës sipas procedurave të parapara ligjore menjëherë ka njoftuar Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Prokurorinë kompetent për procedura të mëtejme penale.
Policia e Kosovës do të vazhdojë të realizojë detyrat zyrtare konform autorizimeve ligjore, të mbajë të informuar opinion në mënyrë të drejt dhe të paanshme, pa marrë parasysh se kush është përfshirë në rast dhe në asnjë rrethanë të vetme, nuk do të veprojë ndryshe, vetëm sipas legjislacionit në fuqi.
Njëkohësisht Policia e Kosovës do të bashkëpunojë ngushtë me Inspektoratin Policor dhe Prokurorinë e Shtetit, me qëllim që të vazhdojë të mbajë përgjegjës zyrtarët policorë, të cilët nuk përkojnë dhe veprojnë sipas standardeve më të larta etike dhe profesionale.
Saopštenje za medije
Priština, 11 april 2023
Policija Kosova povodom slučaja koji se dogodio u kasnim satima 10.04.2023 godine na severu zemlje, gde je jedno lice ranjeno vatrenim oružjem, nastavila je intenzivne istrage sa relevantnim policijskim jedinicama sa regionalnog i centralnog nivoa, sa ciljem da se što pre rasvetli ovaj slučaj.
Kao rezultat neprekidnih istraga i angažovanjem policijskih jedinica na mestu incidenta, kao i uvidom u priložene dokaze, omogućeno je pribavljanje dokaza koji ukazuju na sumnju u moguću umešanost policijskog službenika u pucnjavi.
Na osnovu dostavljenih informacija i dokaza, preduzete su mere suspenzije policijskog službenika, pošto nije prijavio slučaj i svoje učešće u slučaju, iz čega je PK izdala obaveštenje da nije umešana u razmeni ili pucnjavu iz vatrenog oružja. Takodje, mere suspenzije su preduzete i protiv još tri moguća službenika umešana u slučaj.
Soga, u cilju daljeg informisanja javnosti o postupanju policije i nalazima službenih istraga, sumnja se da je u ovaj slučaj umešan policijski službenik i da je Policija Kosova, po zakonskim procedurama, odmah obavestila Policijski Inspektorat Kosova i nadležno tužilaštvo radi daljeg krivičnog postupka.
Policija Kosova će nastaviti da obavlja službene dužnosti u skladu sa zakonskim ovlašćenjima, da obaveštava javnost na pravičan i nepristrasan način, bez obzira na to ko je uključen u slučaj i ni pod kojim okolnostima, neće postupati drugačije, samo u skladu sa zakonima na snazi.
Istovremeno, Policija Kosova će blisko sarađivati sa Policijskim Inspektoratom i Državnim Tužilaštvom, kako bi nastavili da pozivaju na odgovornost policajce, koji krše i ne postupaju po najvišim etičkim i profesionalnim standardima.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje