Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Njoftim lidhur me disa shkrime nga disa mediume rreth ankesës së një qytetareje të Prishtinës ndaj një policeje të PK-së

Prishtinë, 24 tetor 2020

Policia e Kosovës (PK), njofton dhe sqaron opinionin publik lidhur me shkrimet e publikuara dje (23.10.2020), në disa mediume lidhur me ankesën e një qytetareje të Prishtinës ndaj një policeje të PK-së, që ka ndodhur gjatë shqiptimit të një gjobe bazuar në Ligjin Anti-COVID- 19.

Lidhur me shkrimet dhe pretendimet e qytetares, Drejtoria për Hetime të Brendshme dhe Verifikim të së Kaluarës e PK-së, ka filluar trajtimin e rastit dhe varësisht nga të gjeturat gjatë hetimit do të ndërmerr veprime komfor udhëzimeve të brendshme administrative.
Policia e Kosovës, mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore dhe trajtimin me prioritet të çdo ankese të qytetarëve ndaj zyrtarëve të PK-së.

Po ashtu Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatim të ligjeve, përfshirë Ligjin Anti-COVID 19 dhe apelon tek të gjithë qytetarët që të respektojnë vendimet e institucioneve për të luftuar përhapjen e pandemisë.

Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje