Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

NJOFTIM

Të nderuar qytetarë !

Të shtunën, më 12.07.2014 dhe të dielën më 13.07.2014, Federata e Auto Sporteve të Kosovës, do të organizojë garën kodrinore të automobilizmit, e cila është planifikuar të mbahet në zonën e Shtërpcës. Gara do të mbahet në aksin rrugor: Brezovicë – Prevallë. Garat fillojë në orën 09:00 të mëngjesit dhe parashihet të zgjasin deri në orën 16:00 (në datat e lartshënuara). Me qëllim të mbarëvajtjes së kësaj gare, në kohën dhe datat e lartshënuara, komunikacioni dhe lëvizja e automjeteve në aksin rrugor, Brezovicë – Prevallë, do të reduktohen në masë të ndjeshme. Policia e Kosovës, e cila do të asistojë në mbarëvajtjen e kësaj gare, do të bëjë përpjekje maksimale që të mos pengohet zhvillimi i aktiviteteve dhe jetës normale të qytetarëve. Në këtë kuptim, do të merren parasysh rastet emergjente si dhe automjetet tjera, të cilat në periudha të caktuara mund të qarkullojnë kalojnë në aksin rrugor, Brezovicë – Prevallë dhe të cilat nuk do të pengojnë këtë aktivitet sportiv. Lidhur me këtë, Drejtoria e Policisë Rajonale në Ferizaj, kërkon mirëkuptim dhe kujdes të shtuar nga qytetarët dhe ngasësit të cilët planifikojnë të qarkullojnë në aksin rrugor të lartshënuar.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje