Prishtinë, 17 mars 2014 – Ju njoftojmë se sot rreth orës 07:00 të mëngjesit, në polici është raportuar rasti person i zhdukur, bëhet fjalë për personin Mehmet Bërkolli i lindur ne vitin 1936, banor i Prishtinës.Në lidhje me këtë person, i cili vuan nga (harresa), hetimet e deritanishme policore, nuk kanë dhënë ndonjë rezultat, andaj kërkojmë nga ju që shënimet dhe fotografinë e këtij personi t’i publikoni në mënyrë që të na ndihmoni në zbardhjen e rastit.Lusim që të gjithë qytetarët, që për çdo informacion që mund të kenë për personin në fjalë të lajmërojnë në numrin e policisë 192 ose 044/231-478.Paraprakisht ju falënderojmë për bashkëpunimin