Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren informon qytetarët se nesër, me datën 11 janar, do të mbyllet për qarkullim rruga prej Stacionit Policor të Prizrenit deri tek Posta kryesore në intervalin kohor prej orës 10:30 deri në orën 12:15 min. Mbyllja e rrugës për qarkullim të automjeteve do të ndërmerret për arsye se në atë kohë pritet të arrijnë në Prizren Kryeministri i Shqipërisë dhe i Kosovës me bashkëpunëtorë . Drejtoria Rajonale e Policisë kërkon nga qytetarët që të kenë mirëkuptim për këtë bllokim të përkohshëm.