Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Njësitë e antidrogës së Policisë së Kosovës në rajone të ndryshme të vendit kanë vë në pranga disa persona të dyshuar dhe gjatë operacioneve policore janë konfiskuar rreth 16 kilogram drogë dhe dëshmi tjera relevante

Prishtinë 1 dhjetor 2021
Policia e Kosovës, njësia rajonale e antidrogës në Prishtinë, në vazhdën e hetimit të rastit të koduar me emrin “Bardhoshi” sot me datë 01.12.2021, në koordinim me prokurorinë e krimeve të rënda Prishtinë kanë realizuar një operacion policor ku fillimisht rreth orës 14:50 në magjistralen Prishtinë-Gjilan, saktësisht në fshatin Bresalc pas kërkesës së njësisë së antidrogës, një njësi e trafikut regjional të Gjilanit e ka ndaluar veturën e tipit Audi A6, me targa vendore të cilën ishte duke e drejtuar personi i dyshuar me iniciale (A. K.) mirëpo, pasi që zyrtaret policor i kanë kërkuar që ta hapte bagazhin e veturës, i njëjti me shpejtësi është nisur nga vendi i ndaljes që t’i shmanget arrestimit. Pas punëve hetimore dhe operative të zyrtarëve të antidrogës, personi i njëjtë është arrit të arrestohet në Komunën e Graçanicës, pasi që i njëjti ishte i implikuar në veprën penale të sanksionuar nga neni 267 i kodit penal të RKS-së, së bashku me të dyshuarin e dytë, me iniciale (F.M.) tani më i arrestuar në vendin e ngjarjes në fshatin Bresalc, Komuna e Gjilanit.
Dy personat e lartcekur me iniciale dyshohen se kanë bërë transportimin e substancës narkotike e cila dyshohet të jetë e llojit Marihuanë. Pas matjeve, substanca narkotike rezulton të jetë me masë 15324.4 gram (pesëmbëdhjetë mijë e treqind e njëzet e katër, katër gram) apo 15.324,4 kg.
Me urdhër të autoritetit kompetent është kryer bastisje në banesën e njërit nga të dyshuarit.
Dëshmitë/provat relevante si në vijim janë konfiskuar gjatë operacionit policor nga njësia e krim teknikës rajonale Gjilanit.
D#1. 15324.4 gram ( 15 kg e 324.4gr.) lëndë narkotike e dyshuar e llojit marihuanë.
D#2. Vetura Audi A6, me targa vendore
D#3. Vetura VW-Jetta, me targa vendore
D#4. 1 Telefon celular
D#6. 170 Euro
Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të Prokurorit kujdestar janë dërguar në mbajtje për 48 orë dhe rasti vazhdon të hetohet edhe më tej.
Operacione policore të antidrogës janë zhvilluar edhe në Prizren, Pejë, përderisa në Gjilan pas hetimeve disa ditore në koordinim me organet e drejtësisë gjatë realizimit të një bastisje dhe kontrolli të një shtëpie janë gjetur tridhjet e tri (33) aparate për prodhimin e kriptovalutave (pajisje elektronike) dhe me rastin është marr Dogana e Kosovës.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje