Drejtoria Rajonale e Policisë ne Prizren, Njësia e Komunikacionit Rrugor, ne vazhdim te implementimit te planeve operative aktive si: ”Siguria ne Komunikacionin Rrugor 2021-2022”, nga datat 28-30 mars 2022 ka identifikuar kundërvajtës ne trafik te cilët nuk kanë respektuar rregullat ne trafik si dhe shenjat e komunikacionit rrugor dhe ndaj tyre janë marr masat komfor ligjeve ne fuqi. Janë shqiptuar gjithsejtë 305 gjoba ne rrugët magjistrale dhe rajonale te rajonit te Prizrenit:
Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar; 190
Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar: 8
Drejtimi i mjetit pa patentë shofer: 3
Rripi i sigurisë: 33
Mos respektimi i shenjave te komunikacionit; 14
Skadimi i afatit të regjistrimit të automjetit: 5
Mjetet pjesëmarrëse në trafik pa sinjalizim të duhur ndriçues: 9
Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër: 4
Përdorimi i telefonit mobil gjatë drejtimit të mjetit: 9
Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor: 30
Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor, qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe ngritjen e sigurisë ndaj gjithë pjesëmarrësve në trafik që nuk respektojnë rregullat do të ndërmerren masa komfor ligjit të trafikut.