Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor vazhdon të mbetet e përkushtuar në sigurinë rrugore dhe uljen e numrit të aksidenteve.
Në periudhën nga 19 deri më 20 qershor 2024, u ndërmorën masa të rëndësishme ndaj ngasësve që rrezikojnë sigurinë rrugore, veçanërisht ndaj drejtuesve të motoçikletave. Gjatë kësaj periudhe, katërdhjetë e një (41) motoçikleta u sekuestruan për shkelje të ndryshme, duke përfshirë: mos respektimin e kufizimeve të shpejtësisë, mos bartjen e helmetës gjatë qarkullimit në rrugë, pa regjistrim dhe pa doganim. Po ashtu, u shqiptuan edhe treqind e nëntëdhjetë e dy (392) gjoba si dhe janë marr dhjetë (10) patentë shoferi si masë mbrojtëse, për një gamë të gjerë shkeljesh të tjera në komunikacionin rrugor, me anë të së cilave synohet të nxitet dhe promovohet respektimi i rregullave të trafikut.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë inkurajon të gjithë përdoruesit e rrugëve të përqendrohen në respektimin e rregullave të trafikut, pasi ato janë të rëndësishme për parandalimin e aksidenteve dhe sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në rrugë.