Prishtinë, 31 dhjetor 2023
Policia e Kosovës, bazuar në kushtetutën e vendit dhe ligjin e policisë po vazhdon me përkushtim dhe profesionalizëm në realizimin e detyrave të përgjithshme të saj ku përfshihen: mbrojtja e jetës dhe pronës së qytetarëve, mbrojtja e të drejtave dhe lirive njerëzore pa dallim, parandalimi i rrezikut, hetimi dhe zbulimi i veprave penale etj, deri tek menaxhimi i kufirit shtetëror të Republikës së Kosovës.
Në këtë fushëveprim në funksion të menaxhimit efikas dhe efektiv të kufirit shtetëror Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Ndërhyrjen e Shpejtë (NJNSH)e Policisë Kufitare të Kosovës me zyrtarët e saj sot ka realizuar patrullim me barka lundruese në liqenin e Ujmanit.
Patrullime të tilla të Policisë së Kosovës, përveç mbikëqyrjes së kufirit ujor parandalojnë edhe veprat penale në kufij, ofrojnë sigurinë territoriale të ujërave, parandalojnë kalimet ilegale, kontrabandimin e mallrave, peshkimin ilegal si dhe ofrojnë mbrojtjen ekologjike ujore.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë së përgjithshme në vend dhe menaxhimin e kufirit shtetëror, bazuar në mandatin e saj kushtetues dhe ligjor.
https://fb.watch/piNw0QI-z-/