Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë i dorëzoi sot pesë qen Njësisë K9 të Policisë së Kosovës (PK) në një ceremoni në të cilën ishin të pranishëm Z. Agim Veliu, Ministri i Punëve të Brendshme, Z. Rashit Qalaj, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Znj. Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP, Sh.T. Christian Heldt, Ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë dhe zyrtarë të tjerë të institucioneve të Kosovës dhe ndërkombëtar.
Përderisa qentë e K9 të Policisë së Kosovës janë të trajnuar në zbulimin e barotit ose armëve të kontaminuara, teknologjitë e reja, duke përdorur materiale jo tradicionale siç janë polimeret, po përdoren gjithnjë e më shumë në prodhimin e armëve të vogla. Përmes projektit Ndihmë për Luftimin e Trafikimit të Armëve të Paligjshme (CIAT) në Kosovë, të financuar bujarisht nga qeveria gjermane, pesë (5) qen K9 janë prokuruar për Policinë e Kosovës që do të trajnohen nga instruktorët e çertifikuar të K9 të PK-së për nuhatjen e Polimerit. Qentë do të jenë një shtesë e shkëlqyeshme për Njësinë K9 pasiqë do t’i ndihmojë agjencisë në zbatimin e ligjit në identifikimin efektiv të armëve të paligjshme të trafikuara, veçanërisht ato nga polimeri.
Në ngjarje, Z. Rashit Qalaj, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës dhe Znj. Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP nënshkruan dokumentet e dorëzimit dhe për pjesëmarrësit u bë një prezantim i shkurtër i “qenve në veprim” për të treguar aftësitë e shtesave të fundit të Njësisë K9.