Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Njësia e Trafikut Rajonal në Mitrovicë Jug, shqipton gjobë për ngasësin e automjetit që drejton automjetin ne kahje te kundërt

Mitrovicë, 09 Shtator 2021
Në vijimësi të ngritjes së masave të sigurisë në trafikun rrugor dhe me qëllim të parandalimit të rrezikimit te trafikut dhe identifikimit të kundërvajtësve, Njësia e Trafikut Rajonal në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë Jug, përveç patrullimeve dhe angazhimeve tjera, i përgjigjet dhe merr masa ndaj çdo kundërvajtësi qe raportohet nga ana e qytetarëve.
Rasti i fundit që është raportuar nga ana e qytetarëve dhe është publikuar ne media, ka të bëjë me një kundërvajtje në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë saktësisht në fshatin Gracë, ku një automjet ka qenë duke lëvizur në kahje të kundërt me ç ‘rast ka rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në trafik.
Njësia e Trafikut Rajonal, ka arritur ta identifikoj ngasësin e automjetit dhe ti shqiptoj gjobën e gjithashtu edhe masën mbrojtëse me pikë negative, duke u bazuar në dispozitat e Ligjit për rregullat e trafikut rrugor për kundërvajtjen përkatëse.
Policia në Rajonin e Mitrovicës fton qytetarët që të raportojnë çdo lloj kundërvajtje tek Policia e Kosovës, e ndaj të gjithë kundërvajtësve do të ndërmerren masa të parapara me ligj.
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje