Me datën 4 shtator 2022 në orët e vona të mbrëmjes nga familjarët e tij është raportuar një person i zhdukur.
Personi Admir Adili (rreth 26 vjeç), nga fshati Borje e Shqipërisë, me datën 4 shtator, ka dalë në bjeshkët e fshatit Brod KK Dragash për të mbledhur boronica, kur shokët e tij janë kthyer nga bjeshka ai nuk është kthyer .
Që nga momenti i raportimit të personit si person i zhdukur Policia e Republikës së Kosovës, policia e Republikës së Shqipërisë dhe ajo e Maqedonisë Veriore kanë filluar një operacion kërkim –shpëtimi.
Me datat 05, 06 dhe 07 shtator operacioni është zgjeruar, ku në këtë operacion përveç policisë së të tri vendeve janë përfshirë FSK –ja, Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim dhe vullnetarë.
Dje me datën 07.09.2022 vetë Drejtoritë Rajonale të Policisë së Prizrenit , kolonel Faton Alija, me stafin e tij, ka dalë në vendngjarje për të koordinuar operacionin, aty ai u konsultua me komandantin e Stacionit Policor të Dragashit, me Policinë Kufitare të Kosovës, me Policinë Kufitare të Shqipërisë, me Njësinë e Kërkim-Shpëtimit të FSK-së dhe me pjesëtarët e Shoqatës së Kosovës për kërkim-shpëtim (OJQ).
Nga drejtori rajonal është urdhëruar që sot në operacion të dërgohet edhe Njësia e Reagimit të Shpejtë si dhe hetuesit rajonalë, për të marrë rastin në kompetencë.
Përpos personelit të përfshirë në këtë rast, FSK-ja ka përdorur për kërkim edhe qentë e terrenit dhe motoçikleta me 4 rrota për terren malor.
Po ashtu Policia e Shqipërisë ka përdorur dhe vazhdon ta përdorë dronin.
Kryetari i KK-Dragash është i informuar me rastin dhe sipas mundësive edhe komuna do të angazhohet dhe ta mbështesë këtë operacion.
Kryetari i KK-Dragash, është i informuar me rast dhe sipas mundësive edhe Komuna do të angazhohet dhe të mbështes këtë operacion.