Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Një i dyshuar kanos vëllain, i sekuestrohet një armë

Prizren, 12 Korrik 2023
Me datën 11.07.2023, në ora 23:25, në fshatin Vranic, KK Suharekë, i dyshuari së bashku me viktimën (vëllain e tij) në prani të dëshmitarit (babait të tyre) ishin fjalosur rreth telekomandës së televizorit dhe kanalit të tyre të preferuar, ku pas kësaj i dyshuari ngritët dhe shkon në dhomën e tij, merr revolen, për të cilën posedon leje, dhe del në oborr afërisht rreth 10 m. larg dhe gjuan një herë në drejtim të qiellit.
Me këtë veprim viktima është ndier i kanosur nga i dyshuari.
Është raportuar policia të cilët kanë dal në vend ngjarje dhe janë marr me rastin.
Në vend ngjarje janë konfiskuar Revolja, prodhim Arex, kal.9×19 mm, , e cila posedon leje në emrin e të dyshuarit, një gëzhojë, një plumb dhe dy karikator të zbrazët të kësaj revole.
Është kontaktuar Prokurori kujdestar i Shtetit, me urdhër të tij i dyshuari ndalet në mbajtje për 48 orë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje