Prishtinë, 8 janar 2014 – Sot në orën 12:20, policia ka marrë informacionin se në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, saktësisht në oborrin e shkollës “Emin Duraku” ka pasur të shtëna me armë zjarri.Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me ‘vrasje të rëndë’ dhe ‘plagosje’, ku viktima:
o F. K., mashkull, 14 vjeç, duke mos mundur t’u përballonte plagëve të marra nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë, përderisa i plagosuri:
o Ç. B., mashkull, 14 vjeç, është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.Aktualisht policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.Ndërkohë që puna hetimore e policisë është fokusuar edhe në identifikimin e personit të dyshuar, me qëllim kapjen e tij si dhe zbardhjen e motiveve që kanë sjellë deri te kjo ngjarje tragjike.
INFORMACION SHTESE
Prishtinë, 09 janar 2014 – Ju njoftojmë se lidhur me rastin e vrasjes së rëndë dhe plagosjes që ka ndodhur me datën 08.01.2014, në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, hetuesit rajonal të Prishtinës, mbrëmë kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë dy persona të dyshuar.
Personat e dyshuar:
L.S (mashkull) 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës (si i dyshuar kryesor për vrasje dhe plagosje ) dhe
A.S (mashkull) 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ( i dyshuar për bashkëveprim në kryerjen e vrasjes),
me urdhër të Prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën rajonale të mbajtjes në Prishtinë, për përfundimin e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin në fjalë.