Prishtinë, 03 shkurt 2014 – Sot në orën 11:55 minuta, policia ka marrë informacionin se në rrugën “Bedri Bajrami” në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri.Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me vrasje në tentativë ku nga arma e zjarrit ka marrë plagë viktima:o A. R, mashkull, 50 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili menjëherë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.Bazuar në hetimet fillestare, në incident kanë qenë të përfshirë dy grupe rivale të cilët pas një mosmarrëveshjeje kanë shtënë me armë zjarri, kundrejt njëra tjetrës, duke plagosur kështu aksidentalisht viktimën e sipërshënuar i cili nuk ka qenë pjesë e asnjërit nga grupet porse ka rastisur të jetë aty në momentin kur ka ndodhur incidenti.Aktualisht policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.Ndërkohë që puna hetimore e policisë është fokusuar edhe në identifikimin e personave të dyshuar me qëllim kapjen e tyre si dhe zbardhjen e motiveve të që kanë sjellë deri te kjo ngjarje.