Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Një person humb jetën dhe tre të tjerë lëndohen në një aksident trafiku

Një person humb jetëndhe tre të tjerë lëndohen në një aksident trafiku

 

Prishtinë, 9 shtator 2015 – Sot rreth orës 03:00,kemi pranuar informatën se në magjistralen Prishtinë–Ferizaj, saktësisht nëfshatin Llapnasellë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një personka vdekur ndërkaq tre persona të tjerë janë lënduar.

 

Në këtë aksident trafiku ka qenëe përfshirë një veturë e tipit Ford Fiesta me targa të Republikës së Kosovës, ecila për shkaqe ende të panjohura, ka humbur kontrollin dhe ka goditur mbrojtësite rrugës, në ndarjen fizike mes dy shiritave të rrugës.

 

 

Si pasojë e këtij aksidenti viktima:

 

  • A. R., mashkull 24 vjeç, shtetas kosovar, pasi që është dërguar në QKUK, ka

ndërruar jetë.

 

Ndërkohë që të tre personat elënduar janë dërguar në QKUK, ku ende po vazhdojnë  të marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.

 

Trupi i pajetë i viktimës me urdhërtë prokurorit të shtetit është dërguar për obduksion, ndërkohë që hetuesit e trafikutrajonal po punojnë me intensitet të shtuar për sqarimin e të gjitha rrethanaveqë kanë sjellë deri tek ky aksident tragjik.

 

 

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje