Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Një delegacion e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prishtinës po qëndron në Tiranë

Prishtinë, 26 tetor  2018 – Në vazhdën e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave në fushën e sigurisë në mes dy kryeqyteteve Drejtori i Policisë së Rajonit të Prishtinës, Nënkolonel Rexhep Sijarina po qëndron në një vizitë pune në Tiranë .

 Ai është pritur sot nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë  z. Ardi Veliu si dhe nga Drejtori i Qarkut të Tiranës z. Kastriot Skenderi dhe zyrtarë të tjerë të lartë të policisë së shtetit.

 Në fokus të takimit ka qenë ngritja e mëtejme e bashkëpunimit të dy kryeqyteteve në fushën e luftimit të krimit, identifikimin e personave të dyshuar që veprojnë në të dyja shtetet si dhe kapja e tyre.

 Ndërkohë që janë diskutuar edhe segmente të veçanta ekskluzivisht nga sfera e sigurisë me interes për të dyja palët.
 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje