Gjakovë, 2 gusht 2019
Nëkuadër të angazhimeve policore në zbatimin e planit operativ ,,Sezoni veror”,përkatësisht të fushatës me moton ,, Festo me zemër, jo me armë”, gjatë ditëve të fundit, njësitet policore nërajonin e Gjakovës, kanë reaguar në disa lokacione ku kishte informacione për të shtëname armë zjarri në ahengje të ndryshme .
Veprimetpolicore ishin orientuar drejt identifikimit të lokacioneve ku ishin dëgjuar tështënat, në dy lokacione në qytetin e Gjakovës dhe një në fshatin Marmull, kusi rezultat i reagimit të shpejtë të njësive policore ka rezultuar që në atolokacione të konfiskohen tri armë tëcilat dyshohet se janë përdorur në ahengje familjare.
Nëcilësi të të dyshuarve janë arrestuar tre persona, të cilëtdyshohet se kanë përdorur armët në ahengje familjare, ndërsa pas proceduraveintervistuese tre të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar për procedurë të rregullt.
Gjatë gjashtëmujorit të fundit stacionet policore tëDrejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë kanë konfiskuar mbi tridhjetë armëtë mbajtura pa leje dhe një sasi të konsiderueshme të municionit që ndërlidhenme raste të ndryshme.
PrandajDrejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë apelon te qytetarët që të shmanginveprimet e tilla të kundërligjshme të cilat paraqesin rrezik për individët që ipërdorin dhe për qytetarët në përgjithësi.
Bashkangjitur gjeni fotografi të armëve dhemunicionit të konfiskuar në rastet e cekura