Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Ngritja e sigurisë në trafikun rrugor me fokus motoçikletat

Prishtinë 05 korrik 2023 – Policia e rajonit të Prishtinës respektivisht njësia rajonale e trafikut rrugor, duke u mbështetur në vlerësimet e fundit që i ka bërë situatës së sigurisë në trafikun rrugor, ka parë të nevojshme që krahas kontrolleve të shtuara në trafik, fokus të veçantë të ketë ndaj ngasësve të motoçikletave.
Andaj vetëm sot, në intervalin kohor, 10:00-14:00, me theks të veçantë kundërvajtjet e ndryshme në trafikun rrugor të kryera nga ngasësit e motoçikletave, janë shqiptuar 11 masa administrative, prej tyre;
▪︎ ​Janë konfiskuar – ç ‘kyçur nga komunikacioni 9 motoçikleta, ​​
▪︎ Masë administrative ndaj 9 ngasësve të motoçikletave pa patentë shofer, ​
▪︎ Masë administrative ndaj 2 ngasësve të motoçikletave pa regjistrim.
Veprimet policore të kësaj natyre do të kenë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdojnë deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje