Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Ngritja e sigurisë në vende publike dhe shkolla

Pejë 25.02.2014
Policia e Kosovës, përveç detyrave dhe angazhimeve të shumta rutinore që bën angazhohet edhe në situata-ngjarje të cilat janë domosdoshmëri e jetës/shoqërisë, por në një mënyrë si të tilla ndikojnë në rrjedhën normale të rendit dhe qetësisë publike. Këto angazhime të policisë mbështeten çdo herë në ligje të aplikueshme dhe në dokumente dhe direktiva të brendshme të Policisë së Kosovës.Posedimi i armëve në mënyrë të kundërligjshme nga ana e qytetarëve, në çdo kohë, mund të paraqesë rrezik. Ky fakt dokumentohet në incidente të natyrave të ndryshme siç janë grabitjet dhe vjedhjet. Kryerësit e veprave penale në rastet e fundit pos përdorimit të forcës dhe kërcënimit, kanë përdorur thika e deri tek armët e zjarrit: revole, armë automatike e mjete tjera shpërthyese. Ata kanë atakuar shtëpi banimi, biznese e lokale. Incidentet e tilla krijojnë shqetësim dhe ulin ndjenjën e sigurisë për qytetarët. Armët pa leje në duart e qytetarëve, ende mbesin burim i rrezikut serioz për qytetarët. Policia e Kosovës ka plane të veçanta për konfiskimin e armëve ilegale dhe parandalimin e të shtënave me armë zjarri.Drejtoria rajonale, ka ndërmarrë një fushatë për hartimin e një strategjie të veprimit në gjithë rajonin, për parandalimin e dhunës në shkolla, akteve tjera kriminale, qofshin ato të armëmbajtjes, narkomanisë, kërcënimit, përdorimit të forcës dhe veprimeve tjera të kundërligjshme, të cilat cenojnë dinjitetin njerëzor, rrezikojnë jetë njerëzish dhe të ardhmen e shoqërisë në rajon.Misioni policor perceptohet si një përpjekje e përbashkët e njësiteve të ndryshme policore gjatë veprimeve operacionale, që të bëjë që qytetarët e rajonit tonë të jenë më të sigurt.Bazuar në planin operativo-taktik “Shtimi i sigurisë në shkolla”, që është duke u implementuar edhe në komunën e Pejës, gjatë ditës së datës 24.2.2014 janë bastisur 6 autobus me udhëtarë, të cilët qarkullojnë në relacione të ndryshme dhe zyrtarët policorë nuk kanë gjetur diçka të dyshimtë.Qëllimi i këtyre bastisjeve ka qenë gjetja e armëve, mjeteve tjera të kundërligjshme, në mesin e nxënësve dhe udhëtarëve që udhëtojnë nga Peja dhe anasjelltas në drejtime të ndryshme. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje