Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Nga përleshja mes tre personave në Pejë, njëri ndërron jetë dhe dy të tjerë arrestohen nga policia

Pejë, më 20.01.2022
Sot, më 20.01.2022, në ora 14:45, policia është njoftuar për një rast të përleshjes në mes disa personave që kishte ndodhur në rrugën ‘’Konferenca e Bujanit’ në Pejë. Patrullat policore i janë përgjigjur menjëherë këtij njoftimi duke reaguar me të shpejtë në vendin e ngjarjes. Nga informatat e siguruara është kuptuar se në këtë përleshje ishin përfshirë tre persona: E.M., (viti i lindjes 1995, mashkull kosovar) kishte marrë plagë (dyshohet nga një mjet i mbrehtë-thikë) dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal Pejë. Si pasojë e plagëve të marra, sipas mjekëve E.M., ka ndërruar jetë. Policia ka arrestuar të dyshuarin K.S., (viti i lindjes 1998, mashkull kosovar) i cili po ashtu ishte i lënduar dhe është dërguar për tretman mjekësor. Po ashtu, policia ka arrestuar edhe të dyshuarin e dytë që është i përfshirë në këtë rast: L.M., (viti i lindjes 1988, mashkull kosovar).
Policia në vendngjarje është marrë me sigurimin e dëshmive dhe dëshmitarëve (ka intervistuar dy dëshmitarë). Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori kujdestar dhe të gjitha njësitet relevante.
Viktima e rastit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Kurse, dy të dyshuarit, me aktvendim të prokurorit, do të dërgon në ndalim prej 48 orëve.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje