Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Nënshkruhet marrëveshje për kamerat e sigurisë në mes të policisë dhe komunës ne Prizren

Prizren, 12 Shtator 2024
Me date 11.09.2024 drejtori i policisë i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren Kolonel Faton bashku me Shefin e Sektorit të Operativës Major Vebih Zekolli, kanë pas një takim me kryetarin e Komunës së Prizrenit Z. Shaqir Totaj dhe Drejtoreshën e Drejtorisë së Emergjencave pran Komunës së Prizrenit Zonjën Ramize Shala.
Qëllimi takimit ishte përfundimi i projektit të vendosjes së kamerave të sigurisë në qytetin e Prizrenit, më këtë rast edhe u nënshkrua marrëveshja e mirëkuptimit në mes të Policisë dhe Komunës për kamerat e sigurisë të cilat do të financohen dhe mbikëqyren nga komuna e Prizrenit e do të monitorohen nga policia.
Në takim nga të dy palët u premtua se ky bashkëpunim do të intensifikohet dhe të rritet në të ardhmen, e gjithë kjo më qëllim të krijimit të një ambienti më miqësorë dhe më të sigurt për qytetarët e vendit.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje