Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, në shënim të 25 vjetorit të Policisë së Kosovës, po vazhdon se realizuari projektin “Sot unë polic i Kosovës” projekt ky që po mbështet edhe nga Drejtoria e Policisë në Bashkësi, ku po zhvillohen aktivitete të përbashkëta me fëmijë të uiniformuar.
Ky aktivitetit i përbashkët, ishte mundësi për fëmijët që të njihen nga afër me detyrat e përgjegjësitë të policit, që synon rritjen e ndërgjegjësimit për sigurinë publike dhe sigurinë në trafik, si te fëmijët ashtu edhe te komuniteti.
Policia e Kosovës, në vazhdimësi ka realizuar dhe po realizon aktivitete me qasje në komunitet që kanë për qellim edukimin dhe ndërgjegjësimin në interes të sigurisë.