Nën moton “Mos lejoni që dasma juaj të rrezikoj pjesëmarrësit tjerë në trafik” Policia në rajonin e Mitrovicës së jugut shpërndanë fletëpalosje për qytetarë
Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, në vazhdimësi po ndërmerr veprime të nevojshme në përmbushje të objektivave policore në kuadër të implementimit të planit operativ ‘Sezoni Veror’ 2022,
Me qëllim të sensibilizimit të qytetarëve për pasojat dhe rreziqet që mund të ndodhin me veprime dhe sjellje të pakontrolluara gjatë lëvizjes me automjete në kolona me dasmorë: Policia sot ka filluar shpërndarjen e fletëpalosjeve për qytetarë, ku në fletëpalosje janë përshkruar dhe janë ilustruar këshilla elementare gjatë lëvizjes me automjete në kolona me dasmorë:
mos u ulni në dritare të automjetit
mos dilni me pjesë të trupit jashtë automjetit
mos vallëzoni në rrugë
mos përdorni mjete videoinqizuese nga dritaret e automjetit
Shpërndarja e fletëpalosjeve po bëhet në gjithë zonën e përgjegjësisë së DRP Mitrovicë Jug, me qëllim të ngritjes së vazhdueshme të sigurisë në trafik si dhe parandalimin e veprave tjera të kundërligjshme.
Policia apelon qytetarët që duke u sjellë-vepruar në pajtim me ligjet dhe rregullat secili mund të japë kontributin e tij në dobi të përmirësimit dhe parandalimit të dukurive negative.
Në çdo rrethanë Policia do të veprojë sipas autorizimeve dhe kompetencave, me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë në përgjithësi.